Surprise Me!

Ora News – Stoltenberg vlerësoi rolin e Shqipërisë në ruajtjen e paqes në rajon

2017-07-04 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri Bushati zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në ambientet e Ambasadës sonë në Washington DC.
Biseda pati në fokus kontributet e Shqipërisë në kuadër të Aleancës, në përgjigje të sfidave në krahun lindor dhe jugor të saj, situata e sigurisë në rajon, si dhe bashkërendimin e qëndrimeve të vendeve të Aleancës në prag të ministerialit të ardhshëm të NATO-s në muajin prill.
Ministri Bushati ritheksoi hapat e ndërmarra nga Shqipëria në përmbushjen e angazhimeve të Samitit të Varshavës, përfshirë rritjen e buxhetit dhe shpenzimeve të mbrojtjes.
Sekretari Stoltenberg, nga ana e tij, vlerësoi rolin e Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, kontributin e shtuar të vendit tonë në operacionet dhe misionet e NATO-s, si dhe në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishin zhvillimet e fundit në rajon, përfshirë marrëdhëniet Kosovë-Serbi, situata aktuale në Maqedoni dhe përfundimi i procesit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.
Bashkëbiseduesit u ndalën mbi nevojën për të bashkërenduar përpjekjet për të konsoliduar stabilitetin demokratik dhe për të përmirësuar mjedisin e sigurisë në rajon, në përgjigje të faktorëve destabilizues në Ballkanin Perëndimor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/stoltenberg-vleresoi-rolin-e-shqiperise-ne-ruajtjen-e-paqes-ne-rajon/

Buy Now on CodeCanyon