Sot besimtarët bektashinj në mbarë botën festojnë Sulltan Novruzin. Kryegjyshi Botëror Bektashian Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët.

Ai ka njoftuar se aktivitetet me rastin e kësaj dite do të zgjasin dhe ka ftuar besimtarët për të ndarë bashkë gëzimet dhe emocionet e këtyre veprimtarive.

?Të nderuar muhibe, dashamirës dhe miq të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane! Duke iu uruar fat e mbarësi në familjet tuaja, ju bëjmë me dije se festimet e Sulltan Novruzit këtë vit, kemi menduar t?i shtrijmë në kohë, përmes eventesh të ndryshme. Kështu, me 22 mars 2017, festimet nisin në orën 10.00, me koncert festiv, dorëzim dekoratash, celebrimi i liturgjisë së festës së Sulltan Novruzit dhe vizitave në Selinë e Shenjtë. Ndërsa, në oren 16:00 e në vazhdim do të kemi shfaqje të filmave nga veprimtari bektashiane. Duke iu ftuar të ndajmë së bashku, gëzimet dhe emocionet e ketyre veprimtarive,
Zoti iu bekoftë!?, thuhet në mesazhin e urimit të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtëria e tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj.