Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dita e dytë e vizitës së Ministrit Bushati në Washington u shënua nga rikrijimi i grupit mbështetës për çështjet shqiptare në Senatin amerikan (Senate Albanian Issues Caucus). Lajmi u bë i ditur në vazhdën e takimeve që Ministri Bushati pati me bashkëdrejtuesit e grupit, Senatorët Gary Peters nga Michigan dhe Joni Ernst nga Iowa.
Grupi mbështetës për çështjet shqiptare në Senatin amerikan përbëhet nga një grup senatorësh Republikanë dhe Demokratë dhe do të ketë rol kryesor mbështetjen, promovimin dhe favorizimin e dialogut në Senatin Amerikan mbi Shqipërinë dhe çështjet thelbësore, jo vetëm të komunitetit Shqiptaro-Amerikan por edhe të shqiptarëve në rajonin e Ballkanit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rithemelohet-grupi-mbeshtetes-per-shqiperine-ne-senatin-amerikan/