Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të konstituojë javën e ardhshme me përfaqësues nga radhët e Shoqërisë Civile KZAZ-të në të gjithë vendin, duke zëvendësuar kështu anëtarët që i takonin Partisë Demokratike dhe asaj Republikane.

Lajmi konfirmohet për Report Tv nga burime pranë KQZ-së.

Po ashtu bëhet e ditur se thirrjes drejtuar Shoqërisë Civile për t'u regjistruar si kandidiatë për Komisionet Zonale të Adminsitrimit të Zgjedhjeve i janë përgjigjur pozitivisht me dhjetra qytetarë.

Në këto kushte mësohet se do të vlerësohen të gjithë propozimet dhe brenda javës që vjen do të konstituohen nga KQZ këto komisione zonale.

Ky vendim i KQZ pritete të merret në kushtet kur dy partitë e opozitës PD e PR refuzuan të regjistrojnë kandidaturat e tyre për anëtar të KZAZ, duke bërë që KQZ në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor t'i kërkojë Shoqërisë Civile të sjellë propozimet për zëvendësimin e anëtarëve dhe sekretarëve të kzaz.

Javën e shkuar KQZ miratoi propozimet e PS dhe LSI për anëtar dhe sekretarë të KZAZ.