Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia britanike tha se katër persona kanë gjetur vdekjen nga sulmi në Londër, përfshirë këtu edhe një punonjës policie, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe 20 persona të tjerë.

"Scotland Yard" thotë se po e trajtojnë rastin si incident terrorist.

Polici u qëllua me thikë afër ndërtesës së Parlamentit nga sulmuesi, ndërsa ky i fundit u qëllua për vdekje nga policia.

Sulmuesi goditi disa këmbësorë pranë urës me makinë, duke plagosur disa persona e duke i shkaktuar vdekjen një gruaje, përpara se të sulmonte policin dhe të qëllonte me armë.

Një mjek në spitalin ?St Thomas?, tha se një numër njerëzish janë lënduar, disa prej të cilëve kanë lëndime ?katastrofike?.

Gjatë incidentit, edhe kryeministrja Theresa May ndodhej në Parlament, por ajo është transportuar me një ?Jaguar? në mënyrë të sigurt, shkruan BBC.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/bota/te-shtena-para-parlamentit-ne-londer-qellohen-dy-persona/