Surprise Me!

Report TV - INSTAT: Në shkurt 35 mijë vizitorë në Shqipëri për pushime

2017-07-04 0 Dailymotion

Gjatë muajit shkurt, 35 mijë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi dhe vizita ditore.

Sipas të dhënave të sapopublikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve është thuajse dy herë më i lartë se shkurti i vitit të shkuar, kur për qëllime pushimi hynë në Shqipëri 17 mijë vizitorë.

Në total, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Shkurt 2017 është 464 mijë, me rritje 3,6 % krahasuar me një vit më parë. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 185 mijë 9,5 % më shumë se një vit më parë.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë, në dy muajt e parë 2017 është rritur 4,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi gjatë muajit Shkurt 2017 rezultojnë në total 481 mijë, duke shënuar një rritje me 2,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Buy Now on CodeCanyon