Surprise Me!

Ora News – Një në dhjetë persona të prekur nga sëmundjet e veshkave

2017-07-04 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një në 10 persona në vendin tonë preket nga sëmundjet e veshkave. Kjo statistikë e frikshme rezulton nga studimet e reja kryer në Shqipëri ku bluzat e bardha i shohin sëmundjet kronike të përhapura në dimensionin e epidemisë gripale. Ata rekomandojnë qytetarëve të bëjnë kujdes me mënyrën e ushqyerjes dhe jetën sedentare ndërsa apelojnë kryejen e kontrolleve periodike tek mjekët specialistë.
Lini automjetet tuaja në shtëpi dhe ecni sa më gjatë. Aktiviteti fikzik por edhe ushqyerja e shëndetshme pa yndyrna dhe ushqime të shpejta janë dy nga faktorët kryesor, sipas mjekëve, që mund t?ju shpëtojnë nga sëmundjet kronike. Profesor Dr Myftar Barbullushi i referohet studimeve të reja në vendin tonë kur thotë se 1 në 10 persona është i prekur nga sëmundjet e veshkave.
Barbullushi: Çdo 10 vetë 1 pacient vuan nga veshka. Vetëm 10 vitet e fundit ka një rritje të dëmtimit të funksionit të veshkave deri në 82%.
Shefi i shërbimit të nefrologjisë dhe hemodializës Barbullushi rendit edhe një sërë sëmundjesh të tjera kronike me përhapje të vrullshme në popullatë si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Barbullushi: Sot sëmundjet e zemrës, diabeti, tensioni i lartë, sëmundjet e veshkës, obezitetit kanë marrë dimensionet e një epidemie.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/nje-ne-dhjete-persona-te-prekur-nga-semundjet-e-veshkave/

Buy Now on CodeCanyon