Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në fillim të muajit qershor do të hapet vetëm një pjesë e bulevardit të ri të Tiranës dhe parkimi nëntokësor me kapacitet 310 vende. Puna voluminoze e këtij projekti strategjik të bashkisë së Tiranës pritet të përfundojë pas një viti. Drejtori i projekteve strategjike dhe investimeve të huaja Genci Kojdheli tha se janë dhe 60 objekte banimi që do të shpronësohen ndërsa vlera në total e këtij investimi është 26.5 mln euro.
Punimet në bulevardin e ri të Tiranës po ecin me ritme të shpejta.
Në muajin qershor do të hapen 400 metray e parë të tij, dhe parkimi nëntokësor.
Genc Kojdheli: Ne presim që brenda 3-4 muajve të ardhshëm të hapim për publikun parkimin nëntokësor, në fillim të bulevardit dhe 400 metrat e para të bulevardit për tu përdorur nga publiku.
Ky është parkimi nëntokësor, me dy kate, me kapacitet 310 vende dhe për herë të parë do të ketë pikë të karikimit të makinave elektronike.
Genc Kojdheli: Vende të dedikuar për persona me aftësi të kufizuar, kemi instaluar edhe pika për karikimin e makinave elektrike.
Drejtori i projekteve strategjike dhe investimeve të huaja në bashkinë e Tiranës Genci Kojdheli na tregon se nuk ka mbaruar ende procesi i shpronësimeve. Janë dhe 60 objekte për tu shpronësuar në pjesën e fundit të bulevardit pranë lumit Tirana.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bulevardi-i-ri-ne-qershor-pritet-te-hapen-400-m-dhe-parkimi-nentokesor/