Surprise Me!

Report TV - Kërcënimi i Konit, Tahiri në Prokurori: Kontribut për shtetin

2017-07-04 0 Dailymotion

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dëshmuar për rreth një orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me kërcënimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nga i arrestuari Emiliano Shullazi. <br /><br />Tahiri u shpreh për mediat se dha kontributin e tij për një shtet më të fortë. Sipas tij, përpara ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë. <br /> <br /> "Dhashë kontribut për një shtet më të fortë. Në vazhdim të kontributit tim për të bërë shtet më të fortë. Jam i bindur se si kontributi im dhe i juaj e çdo qytetari e kujtdo në politikë edhe atyre që e kanë të vështirë të paraqiten edhe kur vrasin e vjedhin, ndihmon që të kemi një Shqipëri të drejtë, drejtësia të vlejë njëlloj, qytetarët të jenë të barabartë dhe jo ca të dorës së parë e ca të dorës së dytë. Kjo është arsyeja pse duhet reforma në drejtësi, politikanë që respektojnë ligjin, arsyeja pse reforma i jep zgjidhje të gjithë përpjekjes dhe aspiratës së shqiptarëve për të pasur drejtësinë që duan", u shpreh Tahiri.

Buy Now on CodeCanyon