Surprise Me!

Report TV - Dita ndërkombëtare e tuberkulozit Mema:Situata stabël, 400 raste në vit

2017-07-04 2 Dailymotion

Në Ditën Ndërkombëtare të sëmundjes së Tuberkulozit vendi ynë raporton të dhënat që tregojnë se është në një situatë stabël, ku në 5 vitet e fundit kemi të njëjtin numër të prekurish, 400 raste në vit.

Menaxherja e Programit Kombëtar të Tuberkulozit në Shqipëri, Donika Mema, bëri të ditur se situata epidemiologjike e sëmundjes së Tuberkulozit në Shqipëri për momentin është në gjendje stabël.

Gazmend Bejtja, përfaqësues i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri u shpreh se OBSH-ja mbështet të vendet që janë pjesë e saj përsa i përket marrjes së masave për uljen e rasteve të reja të sëmundjes së Tuberkulozit.

Tuberkulozi është një sëmundje e cila sot kurohet me sukses. Është sëmundje e cila diagnostikohet mirë dhe në kohën e duhur.

Duhet që të prekurit të shkojnë përmes të gjithë ciklit të ekzaminimeve, të marrin trajtimin e duhur për kohëzgjatjen e duhur. Trajtimi zgjat me disa muaj, në varësi të formës së Tuberkulozit.

Buy Now on CodeCanyon