Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi ka qenë i ftuar në emisionin ??Versus?? të gazetarit Artur Nura, në Report Tv, ku edhe ka deklaruar, që ai nuk është pjesë e asnjë koalicioni politik.<br /> <br />Sipas tij "në Shqipëri nuk ka politikë qytetare, ajo nuk është aspak profesionale. Kemi një mazhorancë arrogante"<br /> <br />Ai ka komentuar edhe dekretimin nga presidenti Nishani, të Fatmir Xhafajt, ku ka thënë, që ai ka zbatuar kushtetutën, pasi një rast i ngjashëm i ka ndodhur edhe ish-presidentit, kur i është dashur që të dekretojë Eduard Halimin.