TIRANE-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u ka kujtuar partive politike afatin ligjor për depozitimin e raporteve financiare vjetore për vitin 2016. Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha tha se ky afat është jo më vonë se data 31 mars<br /><br />Hoxhaj, deklaroi të shtunën se sipas ligjit, partitë politike dorëzojnë raportet financiare vjetore një herë në vit, pranë KQZ, dhe ato duhet të jenë sipas rregullave për raportimin e financimit, për monitorimin, mbikëqyrjen dhe auditimin financiar të partive politike.
