Gjashtë efektivët e policisë private ?Jaguar Security? të cilës ju hoq dhe leja, kanë shpërdoruar detyrën në bashkëpunim më 9 shkurt 2017 kur në eskortën e tyre u grabitën 3.2 milion euro.

Por çfarë shkeljesh kryen këta efektivë, të cilët tashmë do të përballen me drejtësinë?

Mos vendosja e çantës me sistemin e gjurmimit GPS tek thasët me para sipas prokurorisë është shpërdorim detyre dhe këta efektivë e kanë bërë me vetëdije këtë veprim sqaron akuza.
Nuk kanë telefonuar menjëherë sallën operative pas grabitjes sic dhe përcakton rregullorja.

Mungon instruktazhi i punonjësve të kompanisë së sigurimit që kanë transportuar para se si duhet të veprohej në raste të tilla.

Makinat nuk kanë qenë të blinduara dhe janë depërtuar nga predhat e plumbave të qëlluara prej grabitësve. Kjo do të thotë se të gjithë personat nuk duhej që të lëviznin me këto makina, pasi janë jashtë standardit.

Në këto kushte, pa eksperiencë, duke shkelur ligjin, punonjësit me dashje direkte kanë shpërdoruar detyrën. Ata, me dashje, kanë shkelur ligjin, duke mos respektuar kushtet e sigurisë.