Bashkia e Tiranës, e mbështetur nga vullnetarë e qytetarë të Tiranës, ka nisur sot një aksion pastrimi në të 24 Njësitë Administrative të kryeqytetit.

Aksioni nisi në orën 09.00 të mëngjesit në të gjitha njësitë administrative, të cilat janë organizuar në zona të përcaktuara më parë nga Bashkia e Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, fillimisht iu bashkua aksionit të pastrimit në zonën e Farkës pranë liqenit të Thatë ku theksoi se falë angazhimit të bashkisë, situata e pastrimit ka ndryshuar.

?Jemi ku e ku krahasuar me një vit më parë, ku e para ishte bashkia që dështonte. Sot jemi situatë tjetër ku bashkia është në krye të punëve, ku vetë kryetari vë dorezat e merr qeset për të mbushur plehrat. Do të thotë që çdo punëtor i bashkisë e bën këtë. Ajo që ka ndryshuar është sensibilizimi. Dua të falënderoj gjithë ata vullnetarë sot, ku shumë qytetarë që ndoshta sot kishin ditën e tyre të pushimit, në pika shumë periferike të Tiranës, kanë lënë ditën e tyre për t?ia kushtuar këtij aksioni qytetar. E vlerësoj jashtë mase, vetëm kështu e ndërtojmë qytetarinë?,-tha Veliaj.