Sot shënohet 20-vjetori i tragjedisë së Otrantos, ku 81 shqiptarë, burra, gra dhe fëmijë u mbytën në thellësinë e kanalit që përshkon Adriatikun. <br /><br />Pas ceremonisë përkujtimore "Urë për në Otranto" që u zhvillua këtë të diele në Vlorë, familjarët bënë homazhe në nderim të viktimave. <br /><br />Me dhimbje dhe lot në sy, të shoqëruar dhe nga kryeministri Edi Rama, ata hodhën buqeta me lule në det.
