Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar për herë të parë deklaratën e kryeministri Edi Rama se pas protestës së PD në çadrën përpara zyrës së tij në Bulevard qëndrojnë segmente antishqiptare.

Nga "Çadra e Lirisë" kreu i PD tha se Rama po bën tenton të përbaltë protestën e opozitës, ndërsa të huajt që mbështesin qëndrimin e mazhorancës i akuzoi si të korruptuar që paguhen nga paratë e drogës dhe mafies shqiptare.

?Fillon dhe llomotit, flet për armiqtë e jashtëm të cilët nuk ia duan të mirën Shqipërisë, të cilët sipas tij kanë bërë konspiracion me këtë çadër lirie. Po kundër kujt?

Sot nga ky shesh dua t'i them Edi Ramës dhe mercenarëve të tij që paguhen me paratë e drogës dhe mafias shqiptare, mercenarëve të tij shqiptarë dhe të huaj, zyrtarë të shkarkuar për korrupsion nga qeveritë e tyre që me paratë e drogës lehin kundër zgjedhjeve të lira që Shqipëria ka vetëm një armik dhe kjo është tirania e krimit, korrupsionit, drogës dhe ne jemi të vendosur ta mundim, ta shporrim këtë tirani.

Armiqtë e shqiptarëve janë oligarkia, krimi i organizuar dhe narkomafia e cila po investon rëndë për të deformuar të vërtetat dhe për t'i treguar botës realitetin e bandave dhe krimit të organizuar.

Kanë dështuar dhe po dështojnë, dielli i pranverës po djeg dhe përvëlon gënjeshtrat e Ramës dhe konsulentëve të tij të paguar. SHBA e di të vërtetën, Perëndimi e di të vërtetën, e vërteta e dhimbshme e një Shqipërie që qeveriset nga një kryeministër që është i kapur nga krimi", u shpreh Basha.