Lulzim Basha përsërit se protesta e opozitës ka mbështetjen e SHBA-ve dhe Evropës, por s?ka përmendur asnjë përfaqësues të lartë amerikan që ka takuar në vizitën e tij në Washington që përkrah bojkotin parlamentar dhe kërkesën për një qeveri teknike.

Ndërsa Edi Rama që flet për ?armiq të popullit shqiptar?sipas tij, ka pas vetes vetëm mercenarë të huaj që i paguan me paratë e narkotrafikut dhe korrupsionit.

Basha foli jo pak dhe për aleatin më të ri dhe më të mirë të demokrateve, kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiun, ndërsa vizitorë të çadrës sot ishin një grup përfaqësuesish të Luginës së Preshevës, që kryesoheshin nga kryetari i Partisë Demokratike shqiptare, Ragim Mustafa.

?Amerika është me ne, Evropa është me ne, miqtë dhe aleatet e Shqipërisë janë me ne deri në fitore.

Sot, nga ky shesh, dua t?i them Edi Ramës dhe mercenarëve të tij që paguhen me paratë e drogës dhe narkomafias shqiptare, mercenarëve të tij shqiptarë dhe mercenarëve të tij të huaj, zyrtarë të shkarkuar për korrupsion nga qeveritë e tyre që me paratë e drogës shqiptare lehin kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, se Shqipëria dhe shqiptarët kanë vetëm një armik dhe kjo është tirania e krimit, tirania e korrupsionit, tirania e drogës dhe ne jemi të vendosur ta mundim, ta shporrim dhe ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo tirani?, u shpreh Basha./TV KLAN