Surprise Me!

Report TV - Kërcënimi i Konit e Kules, Haki Çako dëshmon në Prokurori

2017-07-04 0 Dailymotion

TIRANË- Për afro 20 min kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako ka dëshmuar përballë prokurorëve Elisabeta Imeraj dhe Enei Nakuci në lidhje me veprimet që ka urdhëruar ai si kreu i uniformave blu në momentin që është vënë në dijeni për kërcënimet e Rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule nga Emiliano Shullazi.

Çako i cili duhet të paraqitej në mesditën e kësaj të hënë në prokurori mbërriti në ora 15:00 dhe fillimisht u kujdes të shmang mediat duke hyrë nga dera e gjykatës dhe jo e prokurorisë si disa ditë më parë veproi ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe në dalje zgjodhi tunelin e prokurorisë.

Dëshmia e Cakos vjen pas asaj të Tahirit dhe kreut të Policisë Ervin Hodaj në lidhje me kërcënimin e rektorëve dhe arrestimin e Emiliano Shullazit më 17 Prill 2016.

Vetë Shullazi e ka mohuar këtë akuzë ndërsa në deklarimet e tyre Koni e Kule nuk e kanë përmendur asnjëherë Shullazin si personi që i ka dalë përpara duke i kërcënuar.

Buy Now on CodeCanyon