Edhe pse në ndeshje miqësore Shqipëria duket se do të luajë e kujdesshme, të paktën nisur nga formacioni që pritet të hidhet në fushën e lojës që nga minuta e parë.

Trajneri Gianni De Biasi mendohet se do ta nisë me rreshtimin 5-4-1.

Në portë për t?u konfirmuar do të jetë Strakosha, ndërsa në pjesën e dytë mund ti jepet mundësia edhe Alban Hoxhës së Partizanit.

Në mbrojtje do të provohet prurja me e re, Albi Alla i Kukësit, i cili do të jetë përkrah Kukelit, Veselit, Hysajt dhe Alijit.

Organizmi i i lojës i është besuar Bashës dhe Memushajt, ndërsa Hyka dhe Llullaku do të avancojnë nga krahët duke qenë se kanë veti sulmuese.

Belkim Balaj sulmuesi i vetëm.

Trajneri De Biasi do të provojë edhe futbollistët që ka thirrur rishtazi, si Afrim Takun e Tiranës, Latifin, Eros Grezden dhe Keidi Baren.

Tv Klan