LSI nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e Kavajës. Kjo forcë politike nuk është regjistruar në KQZ si subjekt pjesëmarrës në garë dhe nuk do ta bëjë një gjë të tillë.<br /> <br />Në një intervistë për Report tv Luan Rama konfirmon se LSI nuk do të behet pjesë e farsës.<br /> <br />Po ashtu, sipas tij nuk ka ndërmend të ofrojë konsulta me PS për të dalë në një kandidaturë të përbashkët për këto zgjedhje që zhvillohen si pasojë e shkarkimit të Elvis Roshit.