TIRANE-Në prag të 1 Prillit, në kohën kur përfundon zyrtarisht marrëveshja mes PS-LSI, një nga eksponentët më të rëndësishëm të LSI shprehet mbi të ardhmen e koalicionit duke dhënë sinjale pozitive.

Spartak Braho nëpërmjet një letre me titullin, 'Refleksion' të siguruar nga Shqiptarja.com shprehet se e ardhmja e koalicionit është rruga e tyre e përbashkët me qëllim përmbushjen e reformave.

"Koalicioni qeverisës PS-LSI të kalojë me prioritet ne zgjidhen e ceshtjet e paperfunduara, te kryeje reformen zgjedhore, reformen ne drejtesi etj, te zgjidhe krizen qe imponohet nga opozita e djathtë dhe kërkesat ultimative të saj, me qëndrim të përbashkët dhe dialog të pandërprerë.
Besoj se për këto qëllime të medha edhe në të ardhmen këto dy forca politike të të majtës shqiptare kanë një rrugë të përbashkët".

Spartak Braho tregon edhe disa të vërteta që sipas tij gjatë rrugëtimit të PS-LSI e kanë trazuar koalicionin 4 vjeçar e që kanë kaluar jo pa qejfmbetje.