TIRANE-Në mungesë të PD në Kuvend si pasojë e bojkotit pas protestës që ka nisur prej 41 ditësh, opozita e vetme në sallë edhe në seancën e sotme plenare ka qenë Ben Blushi.

Kreu i LIBRA-s ka akuzuar qeverinë për ligjin për fshirjen e detyrimeve tatimore. Ish- deputeti i PS u shpreh se ligji që po miratohet është një hile e qeverisë për fushatën elektorale për t'u shuar detyrimet kompanive të naftës, gazit dhe minierave.

"Ka ardhur një amnisti për të pasurit në Shqipëri, që fshin detyrimet e të pasurve para fushatës elektorale.

Me këtë ligj tatimet dhe doganat kanë të drejtë të fshijnë detyrimin në fushatë, është një ligj politik dhe jo kushtetues dhe klientelist" deklaroi ai.

Ndërsa për dekoratën që Franca i akordoi Ramës, Blushi u shpreh se iu dha për sjellje të mirë kur ishte emigrant, pasi kur erdhi në Shqipëri u bë legjioni i turpit.

"Falenderoj Francën që nderoi emigrantin shqiptar Edi Rama për sjelljen shembullore gjatë kohës kur ka qenë emigrant.

Unë e kam takuar si emigrant dhe ishte shembullor si emigrant. Tani fati e desh ta takoja në Paris dhe sot është kryeministër, pasi pjesën në mes nuk dua ta them.