Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia italiane e shtetit ka shkatërruar gjatë natës një celulë xhihadiste kosovare në qëndër në qytetin e Venecias.
Katër shtetas kosovarë janë arrestuar mes të cilëve dhe një minoren.
Sipas hetimeve të policisë italiane kjo celulë terroriste po përgatiste të hidhte në erë, një nga vendet më simbolike të qytetit të Venecias, Urën Rialto, e cila në çdo orë të ditës është e mbushur me turistë e banorë të qytetit. Ajjo është një nga 4 urët që kapërcejnë Kanalin e Madh të Venecias.
Të gjithë personat e arrestuar janë me leje të rregullt qëndrimi në Itali. Operacioni është koordinuar nga Prokuroria e Venecias në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Antimafias e Antiterrorizmit të Venecias.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/bota/shkaterrihet-celula-xhihadiste-arrestohen-4-kosovare/