Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të rinjtë janë më të interesuarit për vendet e punës që ofrohen nga 80 kompanitë në Panairin e Punës. Ndërsa shpresojnë se do të arrijnë të fitojnë një vend pune, ata po aplikojnë në disa pozicione njëkohësisht. Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, u ka bërë thirrje të interesuarve aplikojnë. Po ashtu për tranparencë më të plotë për aktorët në tregun e punës është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes INSTAT dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Shpresa vdes gjithmonë e fundit. Në këtë pozitë ndodhen të rinjtë punëkërkues, të cilët po bëhen pjesë e aplikimeve në Panairin e Punës.
Një, dy apo tre formularë për vende të ndryshme pune janë plotësuar prej tyre.
?Momentalisht jam pa punë, jam studente në Mastër Profesional, por duke e parë dhe si Panair Pune ndaj edhe u drejtova. Momentalisht jemi në stadin që nuk na intereson shumë pjesa e pagës?.
?Po më thonë që tek aeroporti ka punë, dua që të punësohem dhe më pëlqen edhe si punë.Më parë kam punuar si mësuese?.
Për të tjerë të rinj, ky Panair nuk është i pari ku kanë aplikuar për një vend pune, por ende nuk e kanë një të tillë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/studentet-ankohen-ska-politika-punesimi-kerkohen-mbi-3-vite-eksperience/