Surprise Me!

Prokuroria ankimon vendimin e pafajësinë për Kristjan Marinaj

2017-07-04 0 Dailymotion

Prokuroria ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila shpalli të pafajshëm Kristjan Marinaj. 42 - vjeçari sipas akuzës ka bashkëpunuar me ish - deputetin, Mark Frroku në vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Bruksel.

Prokuroria pati kërkuar 16 vite burg për Marinajn, kërkesë e cila u rrëzua nga togat e zeza. Madje sipas vendimit akuzat e ngritura për të pandehurin nuk mund të provohen.

Këtë të hënë në Gjykatën e Tiranës pritej të lexohej vendimi për Mark Frrokut. Ish - deputeti nuk është paraqitur. Gjithsesi seanca është shtyrë me kërkesë të avokatit pasi kërkoi kohë që të përgatisë mbrojtjen.

Për këtë arsye gjyqi i shty për në datën 12 Prill. Prokuroria kërkoi dënimin me 25 vite burg për ish-deputetit për akuzat e vrasjes, fshehjes së pasurisë, pastrimit të parave dhe ndërtimit të paligjshëm.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon