TIRANË-Një ditë para përfundimit të marrëveshjes zyrtare mes PS-LSI, nuk ka qetësi në koalicionin qeverisës.<br /><br />Në prag të nënshkrimit të një marrëveshje të re mes tyre, Saimir Tahiri e ka kritikuar LSI për deklaratat e bëra mbi zgjedhjet në Kavajë. Sipas Tahirit, LSI i është përgjigjur reformave në bazë të marrëveshjes, por me deklaratat mbi zgjedhjet, po zgjedh një standard të çuditshëm, duke ?i shkelur syrin PD-së?. <br /><br />Nga kampi i LSI reagoi menjëherë Luan Rama duke u shprehur se, PS nuk e pyeti aleatin në zgjedhjen e kandidaturës. Në deklaratat e tij, Luan Rama u shpreh se LSI distancohet nga ligjërata e Spartak Brahos, duke mos kursyer një ironi dhe ndaj Tahirit.
