Përplasje mes PS-së dhe LSI ka pasur edhe në përfaqësuesit e këtyre forcave në pushtetin lokal.<br /><br />Dega e partisë Socialiste në Berat ka akuzar kryetarin e Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj se po krijon frymë konfliktuale në koalicion, pasi nuk ka pranuar që të zhvillojë një takim me kreun e grupit të Këshillit.<br /><br />Valbona Zylyftari, kryetarja e PS-së në Berat u shpreh në një dalje për mediat se Sinaj po heq specialistët nga puna dhe po emëron njerëz politikë.