Lulzim Basha pas Kongresit të Partisë Popullore Europiane deklaroi se shumë prej udhëheqësve të lartë europianë përkrahin kërkesën e tij për qeveri teknike. Kjo mbështetje, thotë kreu i opozitës në një prononcim për Televizionin Klan, vjen pasi ky mekanizëm sipas tij është e vetmja rrugëdalje që lufton drogën, paratë e pista dhe këput lidhjet me krimin dhe zbaton Dekriminalizimin.

Partia Popullore Europiane, grupimi politik më i madh i partive të djathta dhe të qendrës në Parlamentin Europian, të mërkurën miratoi një rezolutë, përmes së cilës i bën thirrje të gjitha forcave politike në rajonin e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë, që të marrin pjesë plotësisht në proceset demokratike dhe në institucionet e vendit, të zbatojnë reformën në drejtësi dhe të luftojnë korrupsionin.

Opozita thotë se me këtë qeveri nuk do të shkojë në zgjedhje, por veç Partisë Popullore Europiane, po dje asaj iu kërkua edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Zëvendës/ndihmës sekretarit Hojt Brajen Jii të mos bllokojë zgjedhjet dhe se ato do të mbahen në 18 Qershor.

Tv Klan