Surprise Me!

Report TV - Ekskluzive/ Dosja ‘CEZ’, 51 provat kundër Berishës e Rulit

2017-07-04 0 Dailymotion

Zbardhen 51 provat kryesore, të cilat komprometojnë rëndë pozitat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të paktën të 15 bashkëpunëtorëve të tij, përfshirë ish-ministrin Genc Ruli dhe drejtorë të rëndësishëm, në procesin abuziv të privatizimit të OSSH, me një kosto prej 415 milionë euro në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.<br /><br />Krahas kallëzimit penal, dëshmitari kyç Romeo Kara, ka çuar në tavolinën e kryeprokurorit Adriatik Llalla, një dosje prej 600 faqesh me fakte, duke e vënë edhe një herë në provë kreu e akuzës qendrore në Shqipëri. Pjesë e provave, bashkëngjitur kallëzimit penal, të zbardhura nga Shqiptarja.com, përfshihen edhe një letër dhe pesë e-maile mes sekserit Nuel Kalaj, drejtuesve të CEZ dhe anasjelltas, të cilat konfirmojnë jo vetëm privatizim me fitues të paracaktuar, por edhe favorizimet që i janë bërë më pas CEZ në dëm të shtetit shqiptar.

Buy Now on CodeCanyon