Një ditë pas miratimit me shumicë votash në parlament të kodit të procedurës penale dhe kodit penal, avokatët paralajmërojnë ankim në gjykatë kushtetuese pasi kërkesat e tyre nuk janë përfshirë në këto kode.<br /> <br />Në një intervistë për ReportTv kreu i avokatëve penalist Saimir Visha shprehet se ata u shmangën nga komisioni i ligjeve dhe pse kërkuan të dëgjoheshin si palë.<br /> <br />Visha u ndal dhe tek masa e dënimeve për personat që kapen si konsumator apo kultivues të kanabisit, ku sipas tij dhe pse u propozuan ndryshime ato u hoqën në momentin e fundit.
