DURRËS-Nëndetësja e ushtrisë turke zbarkon në portin e Durrësit. Vizita e saj është në kuadrin e operacioneve detare të NATO-s dhe bashkëpunimit ndërmjet flotës detare turke dhe asaj shqiptare.

Nëndetësja turke është ankoruar në kalatën nr 5 të portit detar të Durrësit.

Ajo do te qëndrojë 4 ditë në vendin tonë. Kjo nëndetëse është angazhuar jo vetëm në sigurinë territoriale detare të shtetit turk por edhe në disa operacione të NATOS për paqe dhe siguri në rajon.

Nëndetësja është e klasit 209 diesel elektrik. Është prodhim i vitit 2008. Ka në bordin e saj 8 raketa silur. Është e gjatë 62 m dhe një ekuipazh ushtarak prej 45 marinarësh.

Gjatë qëndrimit të saj në Durrës,ekuipazhi ushtarak do të zhvillojë takime me funksionarë ushatarkë vendas si dhe me pushtetarë vendorë.

Gjithashtu do të organizohen dhe vizita në objektet arkeologjike dhe muzeume në Durres, Krujë dhe Shkodër. Në axhendën e ekuipazhit të nëndetëses turke është parashikuar edhe një ndeshje futbolli mes marinarëve turq dhe homologëve shqiptarë.