Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili dhe njëkohësisht pjesë drejtuese e LSI është shprehur në një komunikim me mediat se kandidatin për zgjedhjet në Kavajë duhet ta zgjedhë PS, pasi zgjodhi edhe Elvis Roshin, i cili u largua për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Luan Rama dje u shpreh se PS nuk ishte konsultuar me LSI për kandidatin, por Vasili tha sot se është një zonë që i takon PS për ta propozuar.

Vasili deklaroi gjithashtu se i qëndron deklaratës së Luan Ramës se LSI nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet në Kavajë dhe garën do ta udhëheqë PS.

"Kjo është një garë që do ta udhëheqë PS, që ka zgjedhur edhe kandidatin e parë që u largua për shkak të problemeve me ligjin e dekriminalizimit dhe do të zgjedhë edhe kandidatin e radhës, sikur bëri më parë.

Përsa i përket LSI, kam të njëjtin qëndrim me Luan Ramën. Garën për zgjedhjet në Kavajë do ta udhëheqë Partia Socialiste" deklaroi ai.

Përveç LSI edhe PD nuk është regjistruar në zgjedhjet në Kavajë, ndërsa e majta nesër do të zyrtarizojë kandidatin.