Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qendra e qytetit të Shijakut do të kthehet në një pedonale për qytetarët. Për të evituar shkatërrimet e herë pas hershme nga automjetet që kalojnë, bashkia e Shijakut ka menduar të kryejë një investim shtesë duke e kthyer në pedonale për qytetarët.
Kryetari i bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani shprehet se institucioni që ai drejton, për të mbrojtur qendrën e qytetit ka gjetur si zgjidhje moslejimin në të ardhmen lëvizjen e automjeteve.
Ardian Kokomani: Nga qeveria kemi marrë investim për të ndërtuar unazën e vogël të qytetit që bën të mundur bllokimin e këtij bulevardin dhe kthimin e qendrës në pedonale
Ndërkohë, një ndër problemet që shqetësonte prej vitesh fermerët e bashkisë Shijak duket se ka marrë zgjidhje. Thuajse e gjithë zona tashmë ka sistemin e vaditjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shijaku-kopjon-tiranen-qendra-do-kthehet-ne-pedonale/