Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së shtunës në qytetin e Shkodres, tek rreth-rrotullimi i varrezave katolike të Rrmajit duke lënë të plagosur një 60 vjeçar.
Automjeti i tonazhit të lartë ka përplasur 60-vjeçarin Nikolin Gjoni që po udhëtonte me biçikletë.
Për pasojë ai mori plagë në kokë, ndërsa ka qënë drejtuesi i automjetit qe i ka ardhur në ndihmë të aksidentuarit, duke e dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.
Pas dhënies së ndihmës së parë, mësohet se i aksidentuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor ka bërë edhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit deri në zbardhjen e plotë të aksidentit.
Sipas policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mosfrenimi në kohë i mjetit, pasi 60-vjeçari ka qenë duke përshkuar rrugën tek vizat e bardha kur ndodhi përplasja, që mund të kishte rezultuar fatale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mjeti-perplas-bicikleten-tek-rreth-rrotullimi-i-varrezave-plagoset-60-vjecari/