Për pak minuta vendosi të heqë kostumin politik, duke iu dorëzuar pasionit të vjetër, basketbollit.

Shokë të skuadrës zgjodhi të kishte disa maturantë të kryeqytetit, ndërsa kundërshtar në fushë, Erion Veliajn.

Shokëve të skuadrës, me të cilët ndau për pak minuta pasionin e tij u kujtoi të jenë të vëmendshëm në zgjedhjet që do të bëjnë për të ndjekur studimet e larta.

Ndonëse nuk ia kurseu meritat për fushat e reja të ndërtuara në Parkun e Liqenit, Kryebashkiakut i kujtoi se duhet të përmbushë edhe një tjetër premtim të dhënë.

Sipas Zyrës së Shtypit të Kryeministrit në 4 vite janë investuar 30 milionë dollarë për sportin.

Tv Klan