Surprise Me!

Report TV - Basha: Zgjedhje pa opozitën? Nuk do i tolerojmë!

2017-07-04 0 Dailymotion

SHKODER-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Shkodra ka reaguar mbi zgjedhjet parlamentare që priten të zhvillohen në datën 18 Qershor.

Kryeopozitari tha se, nuk do të tolerojë zgjedhje pa opozitën.

?Sot në delir, qeveria dhe aleanca e krimit thonë se mund të ketë zgjedhje pa opozitën. Gjoksi i shqiptarëve nuk mund të tolerojë zgjedhje të tilla. Sot para altarit e them që deri në fitore të betejës nuk ka tërheqje. Marrëzia do tëmarrë fund?, tha Basha.

Deklaratat e Bashës u bënë në një përkujtimore për 4 Heronjtë e Demokracisë.

Sipas Bashës, sot kemi një politikë të rinovuar me krimin dhe në pushtet janë edhe sot ata që përgjakën Shkodrën përpara 26 vitesh.

?Sakrificë e përjetshme e dëshmorëve të 2 Prillit, të vrarë nga plumbat e bishës komuniste. Sot është dita jo vetëm t?i drejtohem Shkodrës se bashkë me dhimbjen e thellë jeni dhe duhet të jeni krenar për këtë çmim kaq të lartë që keni vendosur në altarin e demokracisë. Shqipëria dhe shqiptarët krenohen për çdo herë me Shkodrën. Asnjëherë nuk ka qene me aktuale sakrifica e 2 Prillit se sot.

Asnjëherë nuk ka qenë më e kërcënuar demokracia. Sot kemi një politikë të rinovuar me krimin dhe janë edhe sot ata që përgjakën Shkodrën përpara 26 vitesh. Më duket e përshtatshme që të përsëris sot se deri në fitoren e betejës më 18 Shkurt zotimi ynë është zgjedhje të lira dhe të ndershme të standartit europian. Marrëzia duhet dhe do të marrë fund?, tha kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Buy Now on CodeCanyon