Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë ftesën për LSI që të qeverisin së bashku edhe 4 vite të ardhshme. Nga Asambleja e PS, kreu i ekzekutivit tha se i takon LSI të vendosë për koalicionin, pasi socialistet janë gati ta vazhdojnë bashkëpunimin.
Rama tha se ky koalicion është më i pëlqyeri, ndërsa u shpreh se partneriteti me LSI matet vetëm nga reformat dhe jo me llafet, apo edhe përplasjet që ndodhin brenda koalicionit.
Kreu i qeverisë tha se çdo aleat duhet të jetë krenar që të dalë në koalicion me Partinë Socialiste.
Rama bëri të qartë se zgjedhjet nuk do të shtyhen, ndaj i bëri thirrje PD që të lërë çadrën dhe të ballafaqohen në 18 qershor.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-pd-te-marre-shembull-nga-barcelona-zgjedhjet-nuk-shtyhen/