Surprise Me!

Report TV - Programi i vetëpunësimit, 20 të rinj prezantojnë idetë e tyre të biznesit

2017-07-04 3 Dailymotion

TIRANE- 20 të rinj të moshës 18 ? 30 vjeç prezantuan sot përpara një jurie vlerësuese projekt - idetë e tyre të biznesit, në kuadër të Programit të Vetëpunësimit.

Ky projekt synon të mbështesë të rinjtë përmes këshillimit dhe anës financiare që këto ide të kthehen në biznese të qëndrueshme. Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhançka, pasi u njoh nga afër me projekt idetë e të rinjve, u shpreh se qëllimi kryesor i këtij programi është nxitja dhe aktivizimi i fuqisë punëtore për t?u përfshirë efektivisht në tregun e punës.

?Zhvillimi i një kulture sipërmarrëse është kyç për krijimin e një shoqërie jo vetëm për tu përballur me sfidat e të përditshmes por dhe për të përfituar sa më shumë nga konkurueshmëria e një ekonomie që sa vjen dhe bëhet më globale?, tha ministrja Olta Xhaçka.

Të rinjtë që do të kalojnë provën e fundit do të përfitojnë një shumë prej 500 mijë lekësh të reja, si dhe mbështetje këshillimore gjatë zhvillimit të planit të biznesit.

?Dhe gjatë fazës aktuale të programit të vetëpunësimit, janë rreth 300 të rinj dhe të reja që vijnë nga e gjithë Shqipëria të cilët kanë aplikuar, 100 prej të cilëve kanë përfituar trajnimin për programin e vetëpunësimit dhe sot kemi 20 prej tyre dhe në ditët në vijim do të kemi 40 të tjerë të cilët do të kenë mundësinë të prezantojnë idetë e tyre para një paneli profesionistësh?, u shpreh Xhaçka.

Buy Now on CodeCanyon