TIRANË-PS dhe LSI duket se kanë gjetur dakordësinë mes tyre për mosmarrëveshjet e krijuara në javët e fundit.

24 orë pas përfundimit të marrëveshjes 4 vjeçare të 1 prillit, kryeministri Rama dhe kreu i Parlamentit Ilir Meta kanë darkuar për afro 4 orë tek një restorant tek ?Pazari i Ri ku janë diskutuar sfidat politike të ditëve në vijim.

Pikat për të cilat kanë rënë dakort PS-LSI

-Propozim të përbashkët PS-LSI për kandidaturën për Presidentin e ri.

-Përjashtohet opsioni për qeverinë teknike, është i panegociueshëm për maxhorancën PS-LSI.

-Në zgjedhjet e Kavajës edhe 18 Qershorit, PS-LSI do hyjnë në koalicion

Burime të Report Tv e Shqiptarja.com kanë bërë me dije se mes palëve është arritur një dakordësi për zgjedhjet e Kavajës dhe ato të 18 qershorit, për të pasur një koalicion parazgjedhor që është garant për vijimin e një koalicioni tjetër qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

Po të njëjtat burime saktësuan se në këtë darkë janë diskutuar edhe disa çështje të tjera të nxehta, siç është edhe zgjedhja e Presidentit të Republikës, ku duket se ka pasur një mirëkuptim mes palëve për kohën dhe për propozimet e mundshme si zëvendësues të Bujar Nishanit.