TIRANE-Nuk ka kaluar pa debate mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve, ku është diskutuar për çështjet e Administratës Publike.

Megjithë mungesën e opozitës, deputeti i LSI, Luan Rama ka shkëmbyer replika me ministren e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito si dhe me komisioneren për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha.

Në rendin e ditës të Komisionit ishte diskutimi i raporteve vjetorë të dy institucioneve, Departamentit të Administratës Publike dhe Komisionerit për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil.

Luan Rama ka ndërhyrë gjatë raportimit duke përmendur performancën e dobët të punonjësve të administratës Publike si dhe problem shpesh herë të pazgjidhura ta kostove financiare që shkaktojnë moszbatimi i vendimeve gjyqësore nga ana e institucioneve.

Ndërsa ministrja Harito ka theksuar se Reforma në Administratën Publike është prioriteti që ka marrë vlerësimin më pozitiv nga BE gjatë dy viteve të kaluara, krahasuar me 4 prioritetet e tjera.