Surprise Me!

Report TV - Zbardhet raporti, në 2016 u përgjuan 3943 shqiptarë

2017-07-04 0 Dailymotion

3943 persona janë përgjuar në territorin shqiptar gjatë komunikimeve të tyre telefonike, kompjuterike dhe në ato të platformave Whats app, Viber dhe Facebook.

Kjo shifër bëhet publike nga Prokuroria e Përgjithshme e cila sqaron se këta shtetas kanë qenë të dyshuar dhe disa prej tyre vazhdojnë ende të përgjohen për llogari të 676 procedimeve penale që ndiqen nga organi akuzës.

Nga të dhënat e prokurorisë rezulton se kryeprokurori Llalla ka firmosur afro 6 urdhra përgjimesh përgjatë 365 ditëve të vitit 2016, me një total prej 2283 vendime të marra pasi janë kërkuar nga prokurorët apo janë vendosur nga gjykatat kompetente.

Krahasuar me vitin 2015 ka një shtim vendimesh për përgjime me 338 të tilla ndërsa si numër personash përgjatë vitit 2016 janë 156 shtetas më pak të përgjuar.

Përgjimet zbuluan sulmin terrorist në Shkodër
Sipas të dhënave përgjatë 2016 përgjimet janë përdorur për të zbuluar një sërë veprash penale përfshirë dhe parandalimin e aktit terrorist të planifikuar në stadiumin e Shkodrës teksa do të zhvillohej ndeshja Shqipëri-Izrael e vlefshme për botërorin Rusi 2018.

Pjesën dërrmuese të përgjimeve sqaruan burime për ReportTv e zënë veprat penale të trafikut të drogës, korrupsionit si dhe ato të pastrimit të parave.

Buy Now on CodeCanyon