Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria dhe Kosova janë gati të ngrenë një treg të përbashkët ekonomik, por kjo aspiratë duket e vështirë pasi të dy palët pranojnë se ende nuk janë krijuar lehtësitë e duhura.
Ekonomi: Minimalisht edhe dy takime të tjera mes nesh, që të nxisim bizneset të vijnë pranë njëri-tjetrit si dhe të nxisim komunikimin biznes-ministri për të lehtësuar disa nga procedurat që paraqesin probleme.
Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Hykmete Bajrami tha se Kosova ka taksa më të ulëta në Rajon dhe bizneset shqiptare janë të mirëpritura për të investuar atj.
Bajrami: Ne si institucione jemi përkujdesur me një bashkëpunim të mirë me autoritetet e Shqipërisë që mos ketë barriera. Në 2015-2016 tregtarët kosovarë të cilët dëshironin të eksportonin mallra në Shqipëri kanë pasur një sërë problemesh të cilat ne jemi ulur në nivele më të larta të shtetit dhe i kemi zgjidhur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ekonomi-te-forcojme-shkembimet-tregtare-shqiperi-kosove/