TIRANË-Deklarata e kreut të LSI, Ilir Meta mbrëmjen e djeshme është komentuar për herë të parë sot nga opozita.

Kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij të zakonshme nga çadra e protestës e mirëpriti deklaratën e Metës për zgjidhjen e krizës përmes një qeverie besimi dhe i duke bere nje interpretim të fjales së kreut të LSI, e ftoi t'i bashkohet kauzës së PD. Kurse lidhur me kryeministrin Rama, Basha ka një apel të vetë, atë të krijimit të qeverisë teknike.

?Mbrëmë duke vendosur këto interesa parësore për Shqipërinë, një nga dy parnterët e koalicionit ka bërë zgjedhjen e tij dhe ne i themi se nëse është e sinqertë mirësevjen; Shqipëria e para. Nuk kemi kërkuar dhe as nuk kërkojmë pazare politike dhe aleanca në kurriz të shqiptarëve.

I drejtoj një thirrje njeriut që është konsideruar edhe zyrtarisht si pengesa për zgjedhje të lira, që ka vendosur karrigen para Shqipërisë, i bëj thirrje të reflektojë dhe ti hapë rrugë një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike, e cila do të zbatojë deri në fund dekriminalizimin?.