Për deputetin e PS, Ervin Bushati kriza politike do të marrë shumë shpejt një zgjidhje, ndërsa deklaratat brenda koalicionit dhe propozimet e fundit, sipas tij e kanë origjinën nga fushata elektorale.

Një përgjigje indirekte për vazhdimin e koalicionit e ka dhënë edhe kryetari i grupit të LSI, Luan Rama kur u shpreh se jam bashkë me zotin Peza për të konfirmuar një unitet të LANC që Martaneshi dhe Peza kanë bërë bashkë dhe që nuk na ndan dot asnjë tjetër.

Deklaratat
Ervin Bushati: Unë mendoj që shumë shpejt do të kemi një zgjidhje. Jemi në terren elektoral, të gjitha forcat kanë të drejtë të japin mendimin e tyre dhe të kërkojnë sa më shumë për të maksimalizuar votën e tyre në zgjedhje dhe cdo mendim do të ketë një peshë më të madhe dhe do shtohen më shumë ritmet e fushatës.

Jam bashkë me zotin Peza për të konfirmuar një unitet të LANC që Martaneshi dhe Peza kanë bërë bashkë dhe që nuk na ndan dot asnjë kod tjetër.

Akoma me çadrën ju...