Surprise Me!

Report TV - Veliaj: Ata që kërkojnë qeveri teknike, s'bënë gjë për Tiranën

2017-07-04 0 Dailymotion

Gjatë një vizite në kantierin e punës për ndërtimin e shkollës ?Hoxha Tahsim?, e cila pritet të jetë gati në shtator, Veliaj ka theksuar se fokusi duhet të jetë te puna pasi ata që kërkojnë qeveri teknike, nuk bënë gjë për Tiranën.<br /><br />?Për të gjithë ata që sot kërkojnë qeveri teknike apo pushtet në tavolinë duhet të kujtojnë që deri dje e kishin Tiranën, mund t?i kishin bërë të gjithë këto shkolla, të gjitha këto punë. Ndaj, është shumë e rëndësishme të mos humbasim më kohë, mos merremi më me llogje dhe me fjalë, të fokusohemi te puna. Kush sot angazhohet në jetë publike e ka pas edhe shansin të tregojë çfarë pune di të bëjë. Ndaj unë besoj se njerëzit gjithmonë e më shumë, edhe në datën 18 qershor, por edhe në bisedat e përgjithshme, po vlerësojnë më shumë punën, një qeveri dhe një bashki që është e fokusuar te puna, sesa llogjet, çadrat edhe fjalët që s?kanë fund e as bereqet?, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.<br /><br />Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në kantierin e punës për ndërtimin e shkollës dhe shprehu besimin se me këtë ritëm do të mbahet premtimi për ta hapur në Shtator.

Buy Now on CodeCanyon