TIRANE-?Dialogu ka qenë e mbetet gjithnjë zgjedhja ime e parë dhe unë kam qenë e jam i hapur për cdo kërkesë apo zgjidhje, që nuk cënon Kushtetutën e nuk i bie ndesh standarteve demokratike.?<br /><br />Këtë përgjigje i ka dhënë sot kryeministri Edi Rama kreut të LSI, Ilir Meta, pas deklaratës së tij të mbrëmshme, se nuk ka zgjedhje pa opozitën dhe se duhet një qeveri besimi.<br /><br />Në këtë pikë Rama shprehet se e vlerëson përpjekjen e LSI për të gjetur një zgjidhje që kënaq PD-në, por kjo të bëhet në rrugë kushtetuese.