Surprise Me!

I gjithë Ballkani 300 mijë vende pune në 6 vite

2017-07-04 5 Dailymotion

Në 6 vitet e fundit të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor bashkë, kanë krijuar 300 mijë vende të reja pune. Në një raport të Bankës Botërore rezulton se Shqipëria ka rritur me 3% punësimin, ku nga 50% që ishtë kjo shkallë në 2013- ën, në fund të 2015-ës shkoi në 53%.

Megjithatë, Banka thotë se një pjesë e mirë e numrit të të punësuarve kanë ardhur si rezultat i futjes në skemën e Sigurimeve Shoqërore, edhe pse nënvizon se Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të kenë një shkallë të lartë informaliteti në këtë drejtim.

Banka Botërore shqetësohet në këtë raport për pakësimin e popullsisë së Ballkanit dhe emigrimin, sidomos në moshat e reja dhe të afta për punë.

?I gjithë rajoni po përballet me stanjacion demografik i prirur nga emigrimi dhe ulja e numrit të lindjeve. Me përjashtim të Kosovës që ka rritje të popullsisë, vendet e tjera po regjistrojnë rëniet më të mëdha të saj?, thotë raporti.

Raporti i referohet viteve 2010 - 2016-të dhe thotë se popullisa e Ballkanit në këto kohë është tkurrur me 246 mijë njerëz.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon