Ndryshimin mes si bëhej dhe si bëhet aktualisht sterilizimi i instrumentave kirurgjikalë, Kryeministri nisi ta tregonte përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, si një urim për një ditë të mirë të gjithë ndjekësve të tij. Më pas ai u shfaq në maternitetin ?Mbretëresha Geraldinë?, për të parë përdorimin në praktikë të pajisjeve të reja të sterilizimit.

Sipas Zyrës së Shtypit të Kryeministrit pas shtrirjes në të gjithë shërbimet kirurgjikale në QSUT, ku ndodhet edhe centrali qendror i sterilizimit, të gjitha spitalet në vend do kenë në dispozicion rreth 6 mijë lloje instrumentesh dhe rreth 96 mijë instrumente kirurgjikale, që do të rrisin imunitetin ndaj infeksioneve për 50 mijë pacientë që u nënshtrohen operacioneve çdo vit.

Në njoftimin për shtyp renditet dhe një tabelë me treguesit në shifra të shëndetësisë si sektor prioritar, ku nënvizohet se, falë reformave të kësaj qeverie është arritur që edhe buxheti i shëndetësisë, por ndërkohë ky sektor në këto 4 vite që qeveria drejtohet Rama ka qenë dhe një nga më të sulmuarit nga opozita për koncesionet abuzive të partneritetit publik privat.

Ndërsa gjatë pasdites së kësaj të martë, kreu i qeverisë zhvilloi një takim me fermerë të zonës së Baldushkut, ku nuk munguan batutat.

Tv Klan