Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me aleatin kryesor në bashkëqeverisje, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta për 90 minuta.

Takimi nisi në orën 09:00 në Kryesinë e Kuvendit dhe përfundoi në orën 10:30, ndërsa në tryezën e diskutimit ishte padyshim propozimi i Metës për zgjidhjen e krizës politike.

Takimi i sotëm Rama- Meta ishte para mbledhjes së qeverisë dhe një ditë para seancës plenare nesër.

Tashmë mbetet për t'u parë se çfarë ka prodhuar takimi i fundit i dy liderëve të koalicionit.