Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka ripërsëritur edhe një herë deklaratat e saj se zgjedhjet e 18 qershorit nuk duhet të zhvillohen pa opozitën.

Sipas saj, realizimi i zgjedhjeve gjithëpërfshirëse pa asnjë përjashtim do t?ia bënte më të lehtë vendit intergimin në Bashkimin Europian.

?Duke folur për zgjedhjet, Integrimi i vendit në BE kërkon zgjedhje gjithëpërfshirje dhe asnjëherë përjashtuse?, u shpreh Gjosha.

Këto deklarata ministrja e Integrimit Klajda Gjosha i bëri gjatë prezantimit të projektit për ngritjen e kapaciteteve të vendit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas saj, ky projekt do të jetë një ndihmë e madhe e vendit i cili do të kontribuojë në kualifimimin e administratës shqiptare. Ky projekt kap vlerën e 2 milion eurove.